Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

E bija 17 vjeç humbi jetën në aksident, ja pse e ëma kërkon zhvarrimin pas 40 ditësh

E bija 17 vjeç humbi jetën në aksident, ja pse e ëma kërkon zhvarrimin pas 40 ditësh

16:39, 22/04/2019
A+ Aa A-

Analuiza Duro, 17 vjeç, humbi jetën 40 ditë më parë në një aksident të tmerrshëm në fshatin Borsh të Sarandës, ndërsa udhëtonte me makinë me të dashurin e saj.

Nëna e saj. Alketa Duro, ka dyshime se ngjarja është manipuluar dhe ka kërkuar ndihmë për të zbardhur ngjarjen.

Nga studio e Faxneës, nëna e viktimës ka hedhur dyshime se në timon në momentin që ka ndodhur aksidenti fatal nuk ka qenë vajza e saj siç është thënë, por i dashuri i saj, Robert Dhuli.

Sipas  Alketa Duros, Policia nuk ka krye hetimet e duhura, ndërsa ka kërkuar që trupi i vajzës të zhvarroset dhe ti kryhet autopsia.

“Vajza erdhi së bashku me të dashurin në shtëpi nga shkolla, dhe unë nuk e pashë fare se kur morën makinën. Ka pasur edhe raste të tjera kur ata e kanë marrë makinën, po në mirëbesim se djali kishte patent, atë ditë nuk e dinim fare.

Për aksidentin na njoftoi daja i bashkëshortit, nuk na tha që kishte vdekur, kur shkuam pamë se vajza ishte lënë për 2 orë në ujë. Ka pasur një neglizhencë të madhe nga ana e shtetit. Me djalin nuk kemi pranuar që të komunikojmë më pas aksidentit.

Vajzës nuk iu bë as autopsia, nuk di gjë fare se çfarë është bërë në morg. Ka qenë bashkëshorti im që ka kërkuar që autopsia të mos bëhet, po si mund ti që të pyesësh një prind që është i tronditur? Ditën që ndodhi aksidenti mua më kanë ardhur në shtëpi prindërit e djalit, dhe unë i pranova.

Në fillim djali tha se xhami i pasagjerit ishte i hapur, ndaj kishte dalë që andej, po në fakt ka rezultuar e kundërta”, tha e ëma e viktimës.

Mes lotëve, Alketa Duro tha më tej se prokuroria e kishte mbyllur çështjen brenda dy javësh.

“Prokurori e kishte mbyllur çështjen prej 2 javësh, unë atë e kisha dritën e syve, ajo nuk dinte që ta drejtonte makinën. Pasi kalova gjendjen e shokut, kuptova që gjërat nuk po shkonin si duhet, u detyrova të merrja avokat, se qytetarit të thjeshtë nuk ia hap njeri derën.

Unë kam kërkuar që vajza të zhvarroset dhe të zbulohet e vërteta. Nuk na është kërkuar asnjë dëshmi dhe asgjë.

Nuk ka të bëjë fare paraja në këtë muhabet, unë thjesht dua që të di si vdiq vajza ime që ishte si një lule, avokati e bën për të mbrojtur një fëmijë që ishte në lule të moshës.

Nuk kemi kërkuar ne që djali të mos merrej në pyetje, a kanë ndonjë letër për këtë? Ne nuk ishim në gjendje që të gjykonim dot në atë situatë që ishim, nuk kam fjalë që ta përshkruaj. Do të djegim të gjithë rrugën ligjore, nuk akuzoj njeri, ama thjesht të dalë e vërteta, edhe unë nëse jam fajtore të përballem me të vërtetën e vajzës.

Cila është ajo nënë që do të donte të keqen e vajzës së saj? Djali po të ishte i interesuar do kishin ardhur me kohë, dhe do i kishin sqaruar të gjitha gjërat, tani është tepër vonë.

Kanë pasur disa kontradikta me njëri-tjetrin për çështje xhelozie, vajzën e kisha si kukull”, tha mes dhimbjes Alketa Duro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco