Ambasadori i Shqiperisë përplaset me autoren e ‘50 Hijet e Greit’: Po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Ambasadori i Shqiperisë përplaset me autoren e ‘50 Hijet e Greit’: Po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

15:21, 22/04/2019
A+ Aa A-

Novela më e fundit erotike e autores EL James ka krijuar nje debat të madh diplomatik pas i derguari i Shqipërisë në Britaninë e Madhe është ankuar për shkak të portetizimit që i bëhet Shqipërisë në këtë liber. Autorja e 50 hijet e Greit, në librin e saj më të fundit “The Mister”, përshkruan një pastruese të varfër shqiptare si një viktimë e trafikut të qenieve njerëzore e cila arrin një mrekulli në Britaninë e Madhe.

Pasi ajo krijion një romancë me një aristokrat anlgez ajo përfshihet në një skeme telefonash inteligjent dhe letrave magjike te cilat perdoren nga ai per të trehequr para.

Qirjako Qirko, ambasadori i Shqipërisë në Londër, ka deklaruar e shfaq personazhet e trilluar shqiptare si kriminelë primitive dhe krijojnë një perceptim negativ. Duke folur për Sunday Telegraf ai shprehet se portetizimi i Shqiperisë në libër është tëresisht jo realist. Me tej ai është shprehur se “jam shumë i keqardhur qe kjo novelë dhe informacionet që jepen në të krijojnë një përceptim kaq negativ për vendin tim”. “Shqiptaret janë njerëzit më të mirë që ju do të takoni në jetën tuaj, më miqësorë madje”.

Zoti Qirko thotë se janë rreht 120 mijë shqiptarë në Britani por shtoi se disa kriminelë mes tyre janë thjeshtë individë.

Në libër, karakteri shqiptar Alesia Demaci punon si pastruese në shtëpinë e një aristokrati pasi më herët është trafikuar në Britaninë e Madhe. Ajo përballet me presionin e dhunshëm të babait të saj që të martohet me të fejuarin e saj që këkron një grua tradicionale shqiptare. Shefat e turizmit në Shqipëri janë munduar që të promovojnë imazhin e turizmit shqiptar përmes një fushate të titulluar “Taken by Albania”.

Titulli është një referencë e filmit Taken në të cilën vajza e Liam Neeson sekuestrohet nga disa trafikantë shqiptar. Zyrtarët e turizmit në Shqipëri e dinë se deri tani vendi i tyre është përshkruar si një parajsë për hajdutët, kriminelët dhe gangsterët. Por ata insistojnë se reputacioni i krijuar është totalisht i pavërtetët duke deklaruar se Shqipëria është një vend i bukur dhe totalisht i sigurtë për tu vizituar dhe për të jetuar në të. Ata a përshkruajnë vendin e tyre si shtetin e fundit në europë që duhet zbuluar pasi pjesa tjetër e kontinetit tashmë është e zbuluar. Shkrimtarja britani El James është bërë e njohur me triologjinë e librit të saj 50 hijet e Greit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco