VIDEO/ Në kërkim të grabitësve, policia bastis një vilë në Elbasan. Detaje

VIDEO/ Në kërkim të grabitësve, policia bastis një vilë në Elbasan. Detaje

10:34, 22/04/2019
A+ Aa A-

Zbardhen identitetet e 4 personave të ndaluar gjatë aksionit të djeshëm të policisë në Elbasan. Faxëeb mëson se personat e ndaluar janë: Renaldo Sula, Saimir Çela, F. Beqiraj dhe Alkon Bengasi.

Këta persona dyshohet se kanë ndihmuar autorët e grabitjes në Rinas, si dhe kanë modifikuar furgonin që kishte mbishkrimin hetimi tatimor në ngjarjen e ndodhur në 9 Prill në Rinas.

Ndërkohë që në qytetin e Elbasanit edhe mëngjesin e sotëm po kryhen kontrolle të shumta në disa prej banesave, ku mendohet se janë në pronësi të personave të dyshuar. Në një [rej banesave është sekuestruar në kopmjuter.

Po ashtu kontrolle po kryhen dhe në zonën e Fushë-Krujës, nga ku dyshohet se disa persona kanë ndihmuar grabitësit që të largohen, duke iu siguruar mjete.

Derimë tani Policia është treguar mjaft hermetike me operacionet që lidhen me këtë ngjarje, ndërsa aludimet kanë qenë të shumta.

Servisi ku dyshohet se u bë modifikimi i mjeteve ndodhej në periferi të Elbasanit, ndërsa ishte marrë prej 6 muajsh me qera nga Klement Çala, i cili po ashtu është shpallur në kërkim nga ana e Policisë, si i implikuar në grabitjen në Rinas.

Kujtojmë se për ngjarjen në Rinas përveç Admir Muratajt, i cili u raportua se u vra pas një shkëmbimi zjarri me policinë, ende nuk ka emra konkretë që janë shpallur në kërkim, dhe gjithçka që ka dalë në media, është ende në kuadër të burimeve të gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi22/04/2019 12:28

Nese ata jan grabitsit? Duhet te denohen dhe per vrasje e jo vetem per grabitje.

Shto koment

Denonco