U njoftua arrestimi i 4 personave për grabitjen e Rinasit, dalin EMRAT

U njoftua arrestimi i 4 personave për grabitjen e Rinasit, dalin EMRAT

09:29, 22/04/2019
A+ Aa A-

U njoftua një ditë më parë se janë arrestuar 4 persona si të dyshuar për grabitjen e Rinasit ose si pjesmarrës ose si ndihmës apo bashkëpunëtorë të grupit të grabitësve

Një ditë pas arrestimit të katër të dyshuarve si grabitës në Rinas, janë zbuluar dhe emrat e tyre.

Sipas informacioneve mësohet se të arrestuarit janë: F. Beqiraj, A Bengasi, R Sula dhe Saimir Çela.

Hetimi për këtë grabitje, ka detyruar hetuesit që të hapin dosjet e vjetra, për të bërë portretin dhe mënyrën se si vepronin disa grabitës në vendin tonë, përderisa edhe grabitësit në Rinas, kanë tipare të dhunshme.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë në rrugë jo zyrtare, se ka përfunduar sekuestrimin e dhjetëra dokumenteve pranë TIA-s dhe ICTS-së dhe pritet që në javën në vazhdim të nisë marrjen në pyetje edhe të shumë prej këtyre punonjësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco