Ngushtohet rrethi i ekzekutuesve të Admir Muratajt, antimafia ngrin pasuritë

Ngushtohet rrethi i ekzekutuesve të Admir Muratajt, antimafia ngrin pasuritë

22:00, 21/04/2019
A+ Aa A-

Nëse dyshimet se grabitësi i parave në pistën e aeroportit të Rinasit, Admir Murataj, është vrarë nga shokët e tij, tani ato po bëhen gjithnjë e më të forta duke bërë që edhe rrethi i ekzekutuesve të mundshëm të ngushtohet.

Policia ka deklaruar se dy persona po ndiqen si bashkëpunëtorë të Muratajt në vjedhjen spektakolare të 9 prillit. I dyshuari i parë është 31-vjeçari, Klement Çala, i akuzuar për  vjedhjen e 1 milionë eurove në 2013 nga Banka Kombëtare greke e Larisës. Më pas, i arratisur nga burgu i Trikallës dhe i shpallur në kërkim në vitin 2017, si i përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qafë-Kashar.

Ndërsa personi i dytë që rezulton deri më tani si i dyshuar nga policia, pas këqyrjes së videove të vendngjarjes është një ish komando që ka marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të ushtrisë shqiptare.

Familjarët ishin të parët që hodhën dyshimet se, Murataj mund të jetë vrarë nga pjesëtarët e grupit të tij. Ndërkohë, pasuritë e familjes që kapin një vlerë prej 600 mijë eurosh pritet të konfiskohen me ligjin antimafia.

Prokurorëve u janë dashur më shumë se dy vite t’i verifikojnë pronat e përvetësuara nga Admir Murataj, që prej vitit 2012.

Pas kërkesës për sekuestro, pritet që këto pasuri të konfiskohen nga shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta22/04/2019 09:19

Deri ne momentin qe gjykata ta pranoje ligjerishte se Admir Murataj nuke jetone me deri ne kete moment Admir Murataj eshte gjalle.Sepse nga policia e shtetit nuk ka asnje qendrim per te vrarin?!perse dhe nga prokuroria nuke ka gjithashtu asnje pronocim se kush eshte i vrari?!Kaqe e veshtire eshte te verifikohet i vrari?!kur ka pasun nje sere precedentesh si ne shqiperi e greqi. Atehere gjithkujte i lind dyshimi se i vrari nuke eshte Admir Murataj dhe per kete skandal te radhes duhet te jape dorheqjen Leshi i ministrise dhe Preshi kryeministri yne largpamesi yne lideri global Edvin Kristaq Rinasi. Gjithashtu dyshimet jane sepse po te krahasosh fizikun e te vrarit ai eshte nje person shtate larte mbi 1.90 cm trupe sportiv qe sperputhen me te dhenat per Admir Muratajn(sepse Admir Murataj nuke eshte as 1.80 cm),krahasoni videon e grabitjes ne Rinas me videon e grabitjes tek stacioni trenit,krahasoni personin qe ne grabitjen tek stacioni i trenit pretendohet te jete Admir Murataj(ne momentin ne garazhd me cante ne kurize i gjuan nje roje te sigurise )shikoni te dhenat trupore dhe krahasoni me personin e grabitjes ne rinas me "masken"dryshimi trupor eshte si nata me diten.,levizjet qe personi qe ben ska asnje te dhene qe mund te jete Admir Murataj.Sipas infove Admir Murataj mund te kete qene organizatori por ne kete grabitje ska mare pjese Ndoshta e ka ndjekur nga large aksionin e grabitesve.Nje dite do plasi ky skandal i shpikur nga Leshi i ministrise dhe z.km Edvin kristaq Preshi.

Shto koment

Denonco