I ngjeshte 20 vetë brenda në furgon, dibranët e bëjnë të flasë me vete

I ngjeshte 20 vetë brenda në furgon, dibranët e bëjnë të flasë me vete

10:47, 21/04/2019
A+ Aa A-

Shoferit të një furgoni në Dibër i ka kushtuar rëndë babëzia për të fituar duke ngjeshur nga 20 persona brenda makinës ë tij për çdo rrugë, në një kohë kur kapacitetin e kishte për 12.

Ata që iu ka marrë frymën aty brenda nuk e kanë kaluar në heshtje këtë që u është dashur ta durojnë rregullisht për të qrkulluar fshatrave dhe e kanë denoncuar në Polici. Nuk ka vonuar shumë dhe Policia e ka konstatuar vërtetësinë e fakteve e si pasoj, shoferit i është hequr patenta për 6 muaj plus 10 mijë lekë gjobë.

Ja njoftimi që bëri sot Policia e Shtetit lidhur me këtë rast:

Jo vetëm nga qytetet dhe zonat urbane, njoftimet dhe telefonatat, por edhe nga zonat më të thella banorët kanë filluar të denoncojnë drejtues mjeti të “papërgjegjshëm” për përgjegjësinë që kanë ndaj komunitetit dhe udhëtarëve që qarkullojnë në këto zona me mjete të transportit publik.

Të transportosh mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona për më tepër në rrugë të vështira malore të paasfaltuara është shkelje e rëndë e normave të sjelljes.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit. OASH e ka ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.

Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore. Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale: "Sheh diçka , thuaj diçka"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni23/04/2019 17:08

denonconi dhe ne fund do perfundoni te ecni ne kembe. mund te blini edhe ndonje gomar ju te fshatrave te thella

Shto koment

Denonco