Grabitja në Rinas/ Policia kërkon ndihmën e Greqisë për bashkëpunëtorin e Admir Muratajt. EMRI

Grabitja në Rinas/ Policia kërkon ndihmën e Greqisë për bashkëpunëtorin e Admir Muratajt. EMRI

18:33, 20/04/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit kërkon ndihmë nga autoritetet greke për të identifikuar disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Admir Murtaj në grabitjen e Rinasit.

Disa nga provat materiale të gjetura në fugonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që nuk u dogj plotësisht, si gjurmë gishtash, fije floku, maskë por edhe disa doreza u dërguan për ekzaminim në laboratorin e Policisë Shkencore të Athinës, raporton Abc News.

E njëjta procedurë, por në mënyrë të përshpejtuar, u krye edhe për identifikimin e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me uniformat blu në fshatin Tapizë.

Ishin autoritete greke që konfirmuan nëpërmjet profilit të ADN-së, se trupi i pajetë i përkiste pikërisht 46-vjeçarit Murataj.

Por ai dyshohet se ka pasur si bashkëpunëtorë disa nga miqtë e tij të ngushtë me të cilët u arratis nga burgu i Trikallas të Greqisë, në vitin 2013.

Një ndër ta është edhe Klement Çala. 31-vjeçari u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burg.

Çala akuzohet për dy grabitje të autoblindave me para, të ndodhura në aksin, Qafe Kashar-Rinas, në vitet 2015-2017.

Për të vërtetur nëse Çala dhe disa nga miqtë e tjerë te ngushtë të Admir Murataj, kanë qenë të përfshirë në supergrabitjen e fundit të Rinasit, organi i akuzës është në pritje nga autoritet greke, të përgjigjeve për profilet e tyre ADN-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco