Tentoi t’i hynte ish-të dashurës në shtëpi me dhunë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, emri …

Tentoi t’i hynte ish-të dashurës në shtëpi me dhunë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, emri …

16:57, 20/04/2019
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme, pasi kishte tentuar të futej me dhunë në shtëpinë  e ish-të dashurës.

I riu shqiptar me inicialet I.E, një emër i njohur për policinë  e vendit fqinj, u denoncua nga vetë e dashura, me të cilën ishte ndarë pak kohë më parë, një ndarje e shoqëruar me tensione sipas mediave italiane.

Gruaja kishte telefonuar policinë, pasi kishte kuptuar që dikush po përpiqej t’i futej në shtëpi me dhunë. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje forcat e policisë, duke kapur në befasi të riun. I riu kishte shfaqur edhe më parë sjellje të dhunshme ndaj ish-të dashurës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco