Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shqiptari godet me thikë pronarin e një lokali në Itali, policia i kontrolli shtëpinë dhe …

Shqiptari godet me thikë pronarin e një lokali në Itali, policia i kontrolli shtëpinë dhe …

16:46, 20/04/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar me dy goditje me thikë sherri mes një 32-vjeccari shqiptar dhe pronarit të një bari në Itali.

32-vjeccari e goditi në kraharor dhe në shpatull italianin, ndërsa arrestimi i tij nga policia u bë menjëherë pas ngjarjes.

Sipas mediave italiane, pas kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, ku jetonte së bashku me vëllain e tij, u gjetën gjithashtu më shumë se 130 objekte të çmuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura, si dhe 2800 euro.

Sherr mes tyre kishte filluar që me datën katër pril, ku shqiptari kishte ngacmuar shokun e pronarit të barit, e pas grindjes mes të dyve ishin shkaktuar edhe dëme në lokal.

Ndërsa takimi i ditës së sotme, për të sqaruar ngjarjen, filloi me diskutime të ashpra në lokal e më pas, shqiptari dhe pronari i lokalit kanë dalë jasht, ku dhe ka filluar konfrontimi fzik, shkruajnë mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco