Thikë në brez, prangoset i riu nga Fieri

Thikë në brez, prangoset i riu nga Fieri

12:50, 20/04/2019
A+ Aa A-

Një i ri në Fier është arrestuar nga policia për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe për kundërshtim të forcave të policisë.

Në pranga ka rënë 20-vjeçari me iniciale F. L. Ai udhëtonte me makinën e tij tip Ford kur u ndalua nga patrulla për kontroll. Në çantën personale atij iu gjet një thikë metalike.

Gjatë kontrollit, 20-vjeçari kundërshtoi edhe efektivët e patrullës duke mos iu bindur urdhrit. Ai u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Gjykatës së Fierit për veprat penale ‘Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco