Të dënuar, dy shqiptarë ekstradohen në SHBA/ Ja emrat

Të dënuar, dy shqiptarë ekstradohen në SHBA/ Ja emrat

09:34, 20/04/2019
A+ Aa A-

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së dy persona të kërkuar nga Interpol Uashingtoni.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit.

Sipas tyre, më kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Uashingtonin/ SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri.

Dy të ekstraduar janë me inicialet:

Vinsene Decaro., 30 vjeç, lindur në SH.B.A,

Arber Isaku., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A.

Dy personat e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Uashingtoni/ SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/ SHBA. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope’ parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.

Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Uashingtonin/ SHBA.

Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco