Rikthehen hetimet për vjedhjen e energjisë elektrike

Rikthehen hetimet për vjedhjen e energjisë elektrike

09:10, 20/04/2019
A+ Aa A-

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka depozituar procedim për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë) në organet e drejtësisë.

Në kuadër të planveprimit për garantimin e zbatimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimin e nivelit të humbjeve kjo njesi ka zhvilluar 1 mijë kontrolle në qytetin e Shkodrës duke u fokusuar më shumë në zonat e konsideruara si më problematike.

Gjatë dy javëve janë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

OSHEE ka njoftuar që do të vazhdojë kontrollet në qytetin e Shkodrës dhe në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco