Kapen 252 orë false në Gjermani/ Destinacioni final ishte Shqipëria

Kapen 252 orë false në Gjermani/ Destinacioni final ishte Shqipëria

21:04, 19/04/2019
A+ Aa A-

252 orë dore të falsifikuara janë konfiskuar nga zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, destinacioni final i mallit në fjalë, që vinte nga Hong Kongu, ishte tregu shqiptar.

Krahas orëve të dorës,  u sekuestruan gjithashtu edhe 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.

Nëse orët do të ishin origjinale çmimi në treg do të arrinte rreth 60,500 euro.

Ndërkohë, autoritetet gjermane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e personave që fshihen pas tyre.

Lajmi në mediat gjermane:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco