Me makinë dhe çanta luksoze të vjedhura/ Gabimi i 25-vjeçarit shqiptar që i kushtoi rëndë

Me makinë dhe çanta luksoze të vjedhura/ Gabimi i 25-vjeçarit shqiptar që i kushtoi rëndë

19:21, 19/04/2019
A+ Aa A-

Ai po udhëtonte me një makinë të vjedhur me një thes me çanta luksoze dhe mjete të tjera gjithashtu të vjedhura. Por, bëri një gabim.

Me “Fiat Idea-n” e grabitur, ai kaloi në një kryqëzim të vëzhguar me kamera, të cilat kapën targën e automjetit.

Dhe kështu, një ditë më pas, karabinierët e Monza-s, në kufi me Brugherio, ndaluan automjetin.

Ndërsa bashkëpunëtorët që udhëtonin në bordin e mjetit ikën në këmbë, karabinierët arritën të ndjekin dhe të ndalojnë shoferin, një shqiptar 25-vjeçar me iniciale X.N, me precedentë për krime kundër pronës dhe i pastrehë.

Në bordin e automjetit u gjetën dy çanta për femra “Louis Vuitton”, si dhe tre çanta “Hermes” dhe një çantë Dolce Gabbana.

Makina u vodh 23 marsin e kaluar në San Donato Milanese. 25-vjeçari shqiptar pas arrestimir është transferuar në burgun e Monzas.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco