Ekstradohet në Shqipëri 69-vjeçarja/ Nga droga te mashtrimet

Ekstradohet në Shqipëri 69-vjeçarja/ Nga droga te mashtrimet

14:33, 19/04/2019

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri dy shtetaset me inicialet E. Sh., 31 vjeç dhe F. Xh., 69 vjeçe.

Sipas policisë, shtetasi E. Sh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetase me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Shtetasja F. Xh. nëpërmjet mashtrimit ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco