Sërish tritol në Fushë Krujë, shpërthimi në një ofiçinë

Sërish tritol në Fushë Krujë, shpërthimi në një ofiçinë

09:44, 19/04/2019
A+ Aa A-

Një shpërthim tjetër me eksploziv është regjistruar rreth orës 03:00 në një ofiçinë në fshatin Kamberas në Fushë Krujë.

Ofiçina është në pronësi të B.D. 36 vjec, ndërsa ndodhet në aksin Fushë Krujë-Krujë.

Shpërthimi lëndës plasëse e cila mendohet se ka qenë rreth 200 gr tritol ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ky është shpërthimi i dytë brenda një harku kohor prej 24 orës në Fushë Krujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco