30 kg eksploziv pallatit në Çorovodë: Shpërthimi sot në mesditë

30 kg eksploziv pallatit në Çorovodë: Shpërthimi sot në mesditë

07:56, 19/04/2019
A+ Aa A-

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës. 
Për këtë operacion, do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave. 

IKMT parashikon që shpërthimi të kryehet ditën e nesërme, (e premte 19.04.2019) rreth orës 12.30. IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kanë marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco