Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Dy turistë të humbur gjatë natës në Llogara, policia në kërkim

Dy turistë të humbur gjatë natës në Llogara, policia në kërkim

07:23, 19/04/2019
A+ Aa A-

Dy turistë belgë që po shëtisnin kanë humbur, të paktën që prej 12 orësh.

Tursitët që mesohet se janë mbi moshën 55 vjeç kanë humbur në malin e Llogarasë dhe të Dhërmiut. Siç raportohet ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë dhë shënjë duke e bërë shumë të vështirë gjetjen e tyre.

Policia është në kërkim që prej mbrëmjes së djeshme. Në ndihmë janë vendosur edhe banorët e zonave, pasi së fundmi turistët u shikuan duke shëtitur në fshatin Ilias.

Zona e Llogarasë dhe e Dhërmiut janë të mbushura me pamje dhe vende atraktive për tu vizituar , gjë e cila mund të ketë bërë që turistët të shkonin në një destinacion por të mos e gjenin më rrugën e kthimit.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet ende për tursitët belg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco