Mashtruan qytetaren me lejen e legalizimit/ Arrestohen dy persona në Tiranë

Mashtruan qytetaren me lejen e legalizimit/ Arrestohen dy persona në Tiranë

20:08, 18/04/2019
A+ Aa A-

Mashtruan një qytetare për dhënie leje legalizimi, arrestohen dy persona në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasit: B.P 36 vjeç dhe O.S 31 vjeç.

Njoftimi i policisë për operacion “Impostors”

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit:B.P., 36 vjeç, lindur në Tiranë; OS., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco