Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Na lajmëroi një oficer me zë të shqetësuar’, dëshmia e 4 oficerëve për ‘Audin’ që përplasi policinë në Elbasan

‘Na lajmëroi një oficer me zë të shqetësuar’, dëshmia e 4 oficerëve për ‘Audin’ që përplasi policinë në Elbasan

17:49, 18/04/2019
A+ Aa A-

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi sot dëshminë e 4 punonjësve të policisë, të ndodhur në ngjarjen e shtatorit 2017 në Elbasan, ku makina e policisë u përplas nga një Audi e blinduar në hyrje të tregut Agro Ushqimor.

Në dëshminë e tyre, ata kanë treguar se çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe se janë gjendur të papërgatitur për situatën. Gjithçka ka nisur me një operacion për verifikimin e makinave të vjedhura, shpjegoi një prej oficerëve të policisë, ndërsa kanë konstatuar një makinë “Range Rover”, të cilit i kanë bërë sinjal të ndalonte.

Kjo makinë ka ndaluar përballë tregut, ndërsa brenda saj kanë qenë dy persona, një prej tyre me radio marrës në dorë. Ka qenë pikërisht ky momenti që është kërkuar shoqërimi i tyre dhe mjetit për verifikim në polici.

Sipas dëshmive, në momentin që një grup i forcave të policisë, u nis të shoqëronte në Komisariat makinën dhe dy personat, është dhënë një lajmërim se drejt tregut po shkonte një Audi.

“Një oficer na ka lajmëruar në radio se po vinte një Audi, zëri tij ishte i shqetësuar”, shpjegoi  polici, ndërsa shtoi se pas këtij njoftimi çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt, mjeti Audi erdhi në drejtim të tregut, goditi në pjesën e pasme makinën ku ndodhej zëvendës drejtori Gjergji Oshafi dhe u fut te tregu, dera e të cilit është mbyllur shumë shpjet, duke mos i lënë hapësirë që ata të vepronin.

Më tej, në dëshminë e tij, oficeri i policisë, i cili ka qenë edhe drejtuesi mjetit të goditur, tha se në brendësi të tregut kanë konstatuar më vonë, edhe tunel me dyer të fortifikuara, prej të cilit, sipas tij, dyshonte se ishin larguar autori ose autorët.

Për personin që drejtonte Audin, asnjë prej dëshmitarëve nuk ka identifikuar të ishte Suel Çela, megjithëse disa prej tyre e identifikojnë atë si makinë të familjes Çela, por e përshkruajnë drejtuesin si një person trup madh, me kapele dhe rreth 35 vjeç.

Ngjarja e rëndë që shkaktoi jehonë të gjerë ndodhi më 18 shtator të vitit 2017.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco