Detaje nga grabitja në Rinas/ Një ish-komando në grabitjen e Rinasit? FOTO

Detaje nga grabitja në Rinas/ Një ish-komando në grabitjen e Rinasit? FOTO

16:46, 18/04/2019

Admir Murataj dyshohet se ka bashkëpunuar më ish-komando të ushtrisë për të realizuar grabitjen e parave në pistën e Rinasit mesditën e 9 Prillit.

Hetuesit, pasi kanë analizuar pamjet filmike dhe kanë vëzhguar lëvizjet e personave që nën kërcënimin e armëve rrëmbyen paratë, kanë dyshime se një prej tyre është ish-komando. Bëhet fjalë për grabitësin që qëndron në krah të Admir Muratajt.

Image

Ekspertët i kanë shtuar dyshimet mbi ish-komandon nisur nga lëvizjet e tij. Ai mban pozicion trupor dhe armën në mënyrë të ngjashme me ato te forcave speciale të ushtrisë.

Nuk është e qartë nëse komandoja është përfshire në shkëmbimin e zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku mbeti i vrarë Murataj. Burime nga grupi hetimor kanë deklaruar për TV Klan se, vetëm 2 nga 5 grabitësit kanë përdorur armët.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja kallashnikovi, të qëlluara nga dy armë të ndryshme. Ndërsa Admir Murataj rezulton të jetë qëlluar vetëm me 1 plumb, i cili i ka hyrë në syrin e majtë dhe ka dalë pas kokës.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda përmes një shkrese, u ka kërkuar tre bankave të nivelit të dytë të saktësojnë shumën e parave që u grabit.

Prej kësaj ngjarje, bankat dhe kompanitë ajrore kanë refuzuar të bëjnë dërgesa të tjera të parave jashtë vendit, për shkak se e konsiderojnë Rinasin të pasigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco