Eksperti i Aviacionit: Ja pse shteti nuk e prish dot kontratën me koncesionarin

Eksperti i Aviacionit: Ja pse shteti nuk e prish dot kontratën me koncesionarin

16:36, 18/04/2019
A+ Aa A-

Edhe pse kanë kaluar diçka më shumë se 10 ditë nga grabitja e ndodhur në Rinas, konceisionari i Rinasit aq shumë i sulmuar për mungesën e kushteve të sigurisë, thuhet se nuk ka marrë asnjë masë për shtimin e sigurisë brenda perimetrit të sigurisë.

Eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj, tha për Ora Neës “se shteti shqiptar ka të drejtë të kontrolloj aeroportin jashtë rrethimit  ndërsa brenda tij është detyrë e konçesionarit i cili edhe më parë nuk ka pranuar propozimet e shtetit shqiptar.”

‘Duke u bazuar mbi deklaratën e drejtorit të policisë së shtetit, i cili thotë se sigurinë e ka marrë policia, duket pak absurde, për arsye se policia mund të marrë siguri vetëm jashtë perimetrit të koncesionarit. Brenda perimetrit i takon koncesionarit ta ofrojë sigurinë nëpërmjet një kontraktori. Kurse përjashta janë shtuar masat e sigurisë. Është shtuar edhe patrullimi i policisë ushtarake, e cila patrullon portat. Masat duhet të jenë të shumta  që nga përforcimi i rrethimit, përforcimi i portave, shtimi i numrit të punonjësve të sigurisë.

Përsa i përket  mundësisë për të anuluar kontratën me konçesionarin  sipas Goxhaj  grabitjet e ndodhura nuk janë një element për të vepruar në mënyrë të njëanshme.

‘ Në bazë të kontratës së koncesionarit kjo ngjarje nuk çon në anulimin e kontratës. Në rast se shteti do ta anulonte kontratën në mënyrë të njëanshme kjo çështje do të shkojë në arbitrazh. Nëse shkon në arbitrazh, shteti e humbet këtë çështje për arsye se nuk është paracaktuar se në raste të tilla të kemi ndërprerje të kontratës. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco