Skandali/ Mashtrimi i qeverisë, si u ulën rrogat e Policisë së Shtetit

Skandali/ Mashtrimi i qeverisë, si u ulën rrogat e Policisë së Shtetit

15:32, 18/04/2019
A+ Aa A-

Shkruan Elio Laze

Me një vendim që u bë publik me pompozitet, qeveria vendosi që nga 1 janari i 2017 punonjësit e policisë përfitonin një rritje page prej 17 përqind. Pra e thënë me shifra paga për efektivet me gradën ‘inspektor’ ishte 45.600 lek dhe me rritjen u bë 57.100 lek.

Por jo vetem kaq.

Në pagën e efektivit të policisë llogaritet dhe vjetërsia. Pas 8 viteve punë hyn në fuqi një shtesë prej 1.000 lek çdo vit. Gjithashtu në pagën e policisë llogaritet dhe vështirësia për kryerjen e detyrës. Ata që përveç pagës marrin dhe vështirësinë janë repartet speciale si RENA, Forcat Operacionale, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia e Forcës së Ligjit.

E thjeshtuar, një efektiv i RENEA-s përveç pagës bazë dhe viteve të vjetërsisë merrte dhe vështirësinë në pune në masën 200 përqind mbi pagën.

Njoftimi i qeverise për rritjen e pagës lumturoi në masë efektivet e policisë.

Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Qeveria Rama pas njoftimit për rritjen e pagave kishte një tjetër plan djallëzor. Pasi u detyrua të bënte këtë rritje, qeveria vendosi të ulë përqindjen e vështirësisë në punë. Jo të gjithëve njësoj, por me përqindje të ndryshme. Një efektiv i repartit RENEA sot e ka vështirësinë vetem 60 përqind mbi pagen, pra ka një ulje prej 140 përqind ose e konvertuar në lekë mbi 11.000 lek (njëqind e dhjetë mije lek). Ndërkohë një efektivi të njësisë Forca e Ligjit me uljen e përqindjes së vështirësisë, paga i është reduktuar me 5.000 lek (pesëdhjetë mijë lek).

Të vetmit që kanë përfituar rritje reale janë efektivët e policisë që nuk kanë shtese page vështirësie në punë. Pra po flasim për efektivët që ruajnë objektet.

Sot në Shqipëri pas mashtrimit të madh të Edi Ramës për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, një polic i ruajtjes së objekteve paguhet më shumë se një efektiv i RENEA apo FNSH.

Pagesa ushqimore

Përveç vendimit për rritjen e pagave, qeveria mori vendim për të paguar dietën ushqimore të efektivëve të policisë. Sipas vetë punonjësve të RENEA-s dhe të FNSH-s, edhe ky ishte një mashtrim i radhës. Janë paguar vetëm 2 muajt e parë dhe më pas asnjë kokërr leku nuk

ka investuar shteti për ushqimin.

Pas ardhjes në pushtet të Rilindjes në vitin 2013, Policia e Shtetit është me e keqpaguar, më e keqpërdorur politikisht dhe e keq ushqyer. Ndryshimi i vetëm është që njëherë në vit i mashtrojnë me rritjen e pagës duke i ulur vështirësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco