Sa milionë Euro u grabiten në Rinas, Krimet e Rënda kërkesë bankave

Sa milionë Euro u grabiten në Rinas, Krimet e Rënda kërkesë bankave

13:27, 18/04/2019
A+ Aa A-

Teksa ende nuk ka një shifër zyrtare lidhur me shumën e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit gjatë ngjarjes së 9 prillit të këtij vitit, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka bërë kërkesë bankave të deklarojnë kapitalin që kanë humbur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka bërë kërkesë 3 bankave të deklarojnë kapitalin që kanë humbur. Kërkesa për deklarimin e parave të grabitura iu është dërguar edhe kompanisë së transportit.

Sipas deklarimeve të para të pakonfirmuara u fol për 10 milionë Euro, pastaj u tha që ishin vetëm 6.5 milionë euro por asnjëherë nuk kishte një njoftim të saktë të shumës së grabitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi18/04/2019 14:28

Te pyesin Ramen (destinacjoni final) se sa ishin. Ai e di te sakt.

Shto koment

Denonco