Si e kapën dhe e rrahën durrsakët, kanadezin që donte të përdhunonte 13-vjeçaren ilustrim

Si e kapën dhe e rrahën durrsakët, kanadezin që donte të përdhunonte 13-vjeçaren

11:48, 18/04/2019

Për ngjarjen e regjistruar një ditë më parë në lagjen 13 në Durrës ku policia e Durrësit, ndërhyri në kohë, të ndalonte 50-vjecarin nga Kanadaja në tentativën e tij për të përdhunuar një minorene, kanë dalë detaje të reja. Mësohet se 50-vjeçari prej disa ditësh ndodhej në Durrës me pushime.

Burime thanë për Faxweb se përpjekja për ta përdhunuar vajzën e mitur, e cila gjithashu ndodhej me pushime me familjen e saj (shtetase hungareze) ka zgjatuar vetëm disa caste, pasi ka qenë vetë 13-vjecarja që ka kërkuar ndihmë në momentin që kuptoi se 50-vjecari kishte qëllime të tjera. Mësohet se shtetasi i ndaluar tashmë i kishte kërkuar vajzës ti tregonte se ku ndodhej vendi që ai do të shkonte, duke qenë se ajo dinte të fliste anglisht.

Pasi qëndruan për disa minuta bashkë, ai i kishte kërkuar ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën. Me shumë mirësiellje, vajza 13-vjecare e ka shoqëruar deri pranë apartamentit që ndodhet në një nga pallatet e zonës së plazhit të Durrësit.

Por në momentin që kishën mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50-vjecari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Në momentin që vajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjecari në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit. Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihme.

Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës të cilët janë afruar me shpejtësi. Ndërkohë, 50-vjecari ka tentuar të largohej me shpejtësi. Banorët të shumtë në numër e kane kapur dhe me pas e kane rrahur shtetasin kanadez.

Më pas banorët lajmëruan policinë, e cila në pak munuta bëri të mundur ndalimin e 50-vjecarit, që më pas u mor në pyetje në Komisariatin e Policisë Durrës. Policia ka vënë në dijeni edhe ambasadën kanadeze me qëllim marjen e informacioneve rreth personalitetit dhe të shkuarës së tij. Vetë 50-vjecari ka mohuar të ketë kryer këtë tentativë, duke deklaruar se vajza e ka keqkuptuar pasi nuk kishte për qëllim ta përdhunonte.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion e falenderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti u afruan disa qytetarë dhe më qëlluan”,- mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 50-vjecari.

Ndërkohë, vajza nga Hungaria është marr gjithashtu në pyetje në prani edhe të një psikologe ka pohuar se 50-vjecari ka tentuar ta fuste forcërisht në apartamentin ku qëndronte prej pak kohësh. Mësohet se shtetasi kanadez qëndronte prej disa kohësh në qytetin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FSR18/04/2019 12:05

Verifikoni dhe beni thirrje ta denoncojne pasi me siguri ka kryer dhe akte te tjera te ngjashme me minorene apo maxhorene qe kane turp dhe frike te flasin. Mostra perversa dhe pedofile perendimor e shohin shqiperine si bote te trete ku ska as shtet as ligje, dhe nese ka jane lehte te manipulushme dhe kooruptueshme. Ky eshte mentaliteti i perendimorve per ne. Beni kujdes!!!

Shto koment

Denonco