Luftë mes shqiptarëve dhe nigerianëve, Salvini kërcënon: Do t'i shporrim banditët Shqiptari dhe një nga nigerianët pas 'luftës'

Luftë mes shqiptarëve dhe nigerianëve, Salvini kërcënon: Do t'i shporrim banditët

09:35, 18/04/2019

Matteo Salvini, Ministri i Brendshëm i Italisë, lideri i Lega Nord, ka paralajmëruar një ofensivë të madhe në të gjithë Italinë për të shporruar bandat kriminale nga qytetet.

Atë që s’e bëjnë dot kryetarët e komunave, do ta bëjmë ne, bëri të ditur Salvini në rrjetet sociale, reagim që ai e shoqëroi me fotot e një përplasjeje të dhunshme ndërmjet një shqiptari dhe dy nigerianëve në Ferrara.

“Grindje e madhe ndërmjet emigrantëve në lagjen Gad të Ferrarës, me plagosjen e një shqiptari dhe dy nigerianëve, - shkroi Salvini në Twitter. – Në 3 maj unë do të jem në qytet dhe në orët e ardhshme, ftoj të gjithë prefektët që të nxjerrin një urdherëse për të shporrur banditët nga qytetet. Atë që s’e bëjnë dot kryetarët e komunave, do ta bëjmë ne”, theksoi ai.  

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd19/04/2019 18:17

Fajin e ka Holanda. Faj ka dhe Italia. Vetem k..t qe zihen neper rruge per dominim territori ose per aresye madhore "pse me pe", ata nuk kane faj.

Shto koment