Lajmet e Fugës/ Tv ‘Klan’ na siguron se Lleshi është në krye të detyrës

Lajmet e Fugës/ Tv ‘Klan’ na siguron se Lleshi është në krye të detyrës

15:52, 17/04/2019

Prokurorët besojnë se ekzaminimi i gjurmëve mund të çojë në identifikimin e autorëve të tjerë. Përgjigja e laboratorit të policisë shkencore pritet të vijë brenda kësaj jave.

Shtatë ditë pas grabitjes së 6.5 milionë Eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, Prokuroria ka filluar marrjen në pyetje të personave që konsiderohen të vlefshëm për hetimin. Ndër ta, është pyetur dhe bashkëshortja e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Pavarësisht se konsiderohej dëshmi e rëndësishme, Albana Alidhima nuk ka dhënë shumë detaje të vlefshme. Ajo i ka sqaruar oficerëve se kishte kohë që nuk takohej me Admirin dhe se nuk e dinte ku qëndronte dhe me kë shoqërohej pas arratisjes nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013.

Hetuesit kanë dyshime se në tre grabitjet e mëparshme ku ka marrë pjesë Admir Murataj, ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë të cilët nuk janë identifikuar. Në grabitjen e 9 Prillit dyshohet se janë të përfshirë tre grupe kriminale.

Pjesë e dosjes së grabitjes së fundit është bërë edhe ajo Qershorit të 2016, ku në pistën e Rinasit u morën 1 milion Euro. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim Aleks Pepa, ndërsa personat e tjerë që morën pjese ende nuk janë identifikuar.

Thjesht shpërndajnë lajme sikur po punohet për zbulimin e grabitësve në ditën që policia masakroi gra dhe deputet që mbronin shtëpitë e tyre.

Çfarë do të zbulojë tani TvKlan kur vetë Sandër Lleshi ka thënë se grupi u shpartallua?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera17/04/2019 17:50

"Cfare do te zbuloje tani TvKlan kur vete Sander Lleshi ka thene se grupi u shpartallua?"

Shto koment