Dogji dy makina në Elbasan, kush është autori me dy emra që u arrestua. Emri

Dogji dy makina në Elbasan, kush është autori me dy emra që u arrestua. Emri

09:44, 16/04/2019

Një person, që përdore dy emra, i ka vënë flakën dy automjeteve të parkuara ngjitur me Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit. Automjetet e parkuara ngjitur me njëra-tjetrën janë një Volksëagen me targë Aa 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiu, dhe një Skoda me targë AA 702 Dl në pronësi të Bledar Hoxhës.

Shpërthimi i automjeteve ndodhi në mesnatë, ndërsa autor i ngjarjes është identifikuar Mario Toçi, por që përdorte edhe emrin Englent. 

38-vjeçari u arrestua nga policia, pasi u identifikua 5 minuta pas përhapjes së flakëve, për shkak se makinat ishin parkuar ngjitur me policinë. Efektivët arritën ta pikasin Mario Toçin nga kamerat e sigurisë që janë të instaluara pranë drejtorisë. 38-vjeçari është një person me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e vjedhjeve.

Nuk dihet nëse qëllimi i autorit ka qenë t'i vë flakën të dyja automjeteve, apo zjarri është përhapur duke i djegur të dyja. Por paraprakisht dyshohet që objektiv të ketë qenë automjeti i Hysen Hysekiut, i cili është pronar i një lokali në Elbasan. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment