Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Kalojnë semaforin me të kuq dhe rrahin karabinierin italian, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kalojnë semaforin me të kuq dhe rrahin karabinierin italian, arrestohen dy shqiptarë në Itali

20:42, 15/04/2019
A+ Aa A-

Ata kaluan me të kuqe një semafor në Genoa, më pas sulmuan karabinierët, të cilët pa ndjekjes, ia dolën t’i ndalnin. Gjithçka ndodhi mbrëmjen e djeshme në Corso Italia, ku karabinierët vunë re një makinë që kalonte në kryqëzimin e Via Piave, duke injoruar dritën e kuqe të semaforit.

Pas kësaj, patrulla e policisë u vu në ndjekje të tyre. Pasi u ndaluan, në makinë ish dy persona me kombësi shqiptare, të cilët nuk u treguan bashkëpunues me forcat e rendit.

Në timon një 33-vjeçar, pavarësisht kërkesës së karabinierëve, nuk pranoi t’i nënshtrohej testimit të alkoolit, shkruan “Ilgiornale”.

Ai bashkë me pasagjerin, një 19 vjeçar po shqiptar, u morën nga makina, duke kundërshtuar gjithashtu. Ofendimet e shumta, u pësuan nga sulm i vërtetë kundër njërit prej burrave të policisë, duke e shtyrë me forcë në tokë dhe duke e plagosur.

Kolegët ndërhynë menjëherë dhe prangosën dy shqiptarët, duke i çuar në komisariat.

Karabinieri i dëmtuar, përfundoi në spitalin “San Martino” në Genova, me lëndime të rënda në shpatull.

Lajmi në median italiane:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco