Emri/ Doli për të pirë kafe me shokët, gjendet i pajetë në hyrje të morgut

Emri/ Doli për të pirë kafe me shokët, gjendet i pajetë në hyrje të morgut

17:13, 15/04/2019
A+ Aa A-

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen ‘1 Maji’ në qytetin e Fierit.

Trupi është gjetur nga kalimtarët e rastit, në afërsi të morgut të qytetit.

Në fillim trupi ka qenë i vështirë për t’u identifikuar, për shkak se nuk kishte dokumente me vete.

“Trupi i pajetë i seksit mashkull është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të Spitalit të Fierit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë Policia dhe trupi është dërguar në morg për ekspertizë. Ndërkohë, pasi është bërë njoftimi publik, kanë qenë familjarët ata që kanë shkuar për t’u interesuar nga ku u bë edhe identifikimi.

Sipas Policisë viktima është identifikuar si Hajdar Hazizi, vjeç 74.

Deri më tani nga këqyrja fizike e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Viktima kishte dalë herët në mëngjes për të pirë kafe me shokët.

Vonesa e tij nuk ka shqetësuar askënd, derisa policia njoftoi të afërmit e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco