Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Ish-komandoja i arrestuar për terrorizëm/ Si i stërviste fëmijët në shtëpi

Ish-komandoja i arrestuar për terrorizëm/ Si i stërviste fëmijët në shtëpi

17:00, 15/04/2019
A+ Aa A-

Ish-komando i ushtrisë, Erzen Uka është arrestuar nga zyra  Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe se ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29- vjeçari, me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi.

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa mbi të rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Siç shihet në këtë video, ai stërvit në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij.

Ndërsa në adresën e tij të Facebook ka publikuar , shpërndarë video dhe pamje filmike që nxisim dhe propagandojnë terrorizmin dhe gjatë kontrollit të banesës se tij policia gjeti edhe fishekë luftarak të kalibrit 7.62 mm dhe 7.65 mm.

29-vjeçari është i divorcuar dhe ka qenë i proceduar me parë për “dhunë në familje”. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i Gjykatës nuk u zbatua.

Të martën ish-komandoja pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco