Arrestimi i ish-komandos për terrorizëm/ Publikohen detaje të reja

Arrestimi i ish-komandos për terrorizëm/ Publikohen detaje të reja

16:46, 15/04/2019
A+ Aa A-

Një ish komando i ushtrisë, që ka shërbyer në në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Erzen Uka është vënë në pranga pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Sipas policisë, 29-vjeçari ka qenë më herët i proceduar më parë për veprën penale "Dhunë në familje".

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: - E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”). Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste. Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco