Grabitja e Rinasit/ Nis krehja e serviseve, si u përdor shina e trenit për të shkulur bllokun e betonit

Grabitja e Rinasit/ Nis krehja e serviseve, si u përdor shina e trenit për të shkulur bllokun e betonit

15:21, 15/04/2019
A+ Aa A-

Kur po mbushen një javë nga ngjarja e rëndë e grabitjes në Rinas së 6.5 milion eurove, Policia nuk ka ende emra autorësh.

E vetmja provë e fortë për ti çuar drejt autorëve të tjerë të ngjarjes, është makina e djegur në fshatin Dritas, e cila i është nënshtruar ekspertizës në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Edhe pse në të sipas ekspertizës biologjike nuk është gjetur asnjë gjurmë biologjike e rëndësishme.

E vetmja provë e hetuesve tashmë e mbetur është furgoni me mbishkrimin Hetimi Tatimor, që u gjend i djegur jo shumë km larg vendngjarjes.

Policia ka nisur krehjen e serviseve të makinave, për të mësuar se në cilin prej tyre mund të jetë modifikuar shasia.

E cila sipas grupit hetimor i ishte vendosur një shinë treni më qëllim për të mundësuar lëvizjen e blokuit të telefonit në hzrjë të aeroportoz.

Një tjetër krehje që po i bëhet zonës është edhe në disa biznese private të reklamave ku mund të jenë printuar logo Hetimi Tatimor, si edhe po kërkohet informacion se ku është porositur maskat që Admir Murataj përdori gjatë grabitjes së 9 prillit, ku thuhet se mbeti edhe i vrarë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco