Rrihet barbarisht në tokën e tij, ish-dekani përfundon me 8 qepje në spital

Rrihet barbarisht në tokën e tij, ish-dekani përfundon me 8 qepje në spital

11:21, 15/04/2019
A+ Aa A-

Ish-dekani Ilo Melo që u dhunua  pak më parë nga 2 persona ka folur lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

I shtruar në spital dhe me 8 qepje në kokë ai është shprehur se është dhunuar për çështje pronësie dhe kërkon te dënohen  autorët.

‘Jam dhunuar barbarisht me sende te forta. Për çështje pronësie. E kam me dokumentacion të rregullt. Me kane goditur në kokë dhe jam me trauma. Regjim shtrati. Kam shpëtuar mrekullisht. Jetoj prej vitesh në Tiranë. Kërkoj te dënohen autorët. Janë bashkëfshatarët e mi. Nuk kanë asnjë te drejtë mbi pronën time.’

Sipas burimeve policore Mele është rrahur brutalisht nga 2 persona dhe ka 8 qepje në kokë, deri më tani shkak janë konfliktet e pronësisë.

Për kë ngjarje policia ka arrestuar dy persona në Kolonjë pasi dyshohet se janë autorët e dhunimit të ish-dekanit.

A. M, dhe Gj. M., banues në fshatin Qinam të Kolonjës janë vënë në pranga.

Pas ngjarjes Ilo Mele u transportua menjëherë në spitalin e Korçës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco