Shqiptari që vrau çiftin anglez, në një dokumentar krimesh: Nuk quhem Ali, por Vital!   Ali Qazimaj, që pretendon se quhet Vital Dapi nga Shqipëria

Shqiptari që vrau çiftin anglez, në një dokumentar krimesh: Nuk quhem Ali, por Vital!

11:17, 15/04/2019
A+ Aa A-

Shqiptari i burgosur në Britaninë e Madhe për vrasjen e dy pensionistëve, burrë e grua, Peter dhe Sylvia Stuart, ka dështuar në përpjekjet për të apeluar kundër dënimit të tij.

Ali Qazimaj, 45 vjeç, nga Tilbury, Essex, që është burgosur për së paku 35 vjet, kishte kërkuar leje për të apeluar pas u shpall fajtor për vrasjet në 2017.

Trupi i Peter Stuart, 75 vjeç, që  i ishte ngulur nëntë herë thika, u zbulua në një gropë në pyllin afër shtëpisë në tij në Mill Lane në Weybread, në qershor 2016, kurse gruaja e tij 69-vjeçare Sylvia nuk u gjet kurrë.

Gjykatësi që i dha dënimin, Jeremy Stuart–Smith, e përshkroi vrasjen si të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme dhe vrasësin, si të pamëshirshëm.

Ali Qazimaj që shkoi në Britani si azilkërkues në vitin 1999, këmbënguli në gjyq se ai ishte viktimë e një identiteti të gabuar dhe pretendoi se nuk kishte vënë kurrë këmbë në Britani, para se ta ekstradonin nga Luksemburgu. Ai pretendonte se ishte shtetas shqiptar i quajtur Vital Dapi.

Në një seancë dëgjimore në Londër të enjten e kaluar, një gjykatës në Apel që i shqyrtoi dosjen, e hodhi poshtë kërkesën për leje për të apeluar.

Kjo ndodh në një kohë kur një dokumentar televiziv mbi vrasjet dhe ndikimin e tyre në një fshat të qetë, do të transmetohet nesër, në Channel 5, në orën 10:00 dhe përmban intervista të hetuesve që u përfshinë në këtë çështje, të banorëve të zonës dhe njerëzve që e njihnin Qazimajn dhe për të nuk ka kontribuar askush nga familja e viktimave, e çiftit Stuart./SYRI.NET

Në foto, viktimat, hetuesi dhe vrasësi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco