Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Arrestohet autori i plagosjes së boksierit të Vllaznisë. Emri

Arrestohet autori i plagosjes së boksierit të Vllaznisë. Emri

10:56, 15/04/2019
A+ Aa A-

Rreth dy vite pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa . Ngjarja ka ndodhur me 6 maj 2017, ku Hysës iu bë atentat me armë zjarri.

Operacioni policor i koduar "Gruda" vuri në pranga shtetasin Valter Ksolla, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

"Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim"  mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” thotë policia.

Uniformat blu kanë arrestuar gjithashtu edhe vëllezërit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim Valter Ksolla dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco