U kap me 9,5 kg kokainë të pastër, ja dënimi për shqiptarin në Angli

U kap me 9,5 kg kokainë të pastër, ja dënimi për shqiptarin në Angli

20:08, 14/04/2019
A+ Aa A-

Drejtësia  britanike ka dënuar me 12 vite burg një emigrant shqiptar, i cili në shtatorin e vitit të kaluar u arrestua me 9.5 kg kokainë të pastër.

Siç raportojnë mediat lokale, i dënuari është Suad Sufaj, ndërsa pasi të kryejë dënimin do të dëbohet menjëherë nga toka angleze. Shqiptari, tashmë i burgosur u arrestua vitin e kaluar në veri të Londrës dhe në makinë iu gjet një 1 kg kokainë e pastër, element ky që shtoi dyshimet tek autoritete, shkruan "My London"..

Image

Pas kësaj, vijuan kontrollet edhe në shtëpinë ku jetonte i riu dhe prej aty u sekuestrua edhe pjesa tjetër të drogës. Nga përllogaritjet paraprake, mediat shkruajnë se nëse droga do të shitej në treg do kapte shumën prej 1 milion sterlina.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/04/2019 20:46

Nipi i enverit dhe biri i kristaqit u kapën me fabrikë droge, i pari bëri nja dy vjet e gjys, tjetri gëzoi frytet si byrazer kryeministri.

Shto koment

Denonco