FOTO/ Lagështira e nxjerr rruga, super-makina përplaset me shtyllën

FOTO/ Lagështira e nxjerr rruga, super-makina përplaset me shtyllën

18:33, 14/04/2019
A+ Aa A-

Moti i keq me reshje është bërë shkak për një aksident në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë, ku një makinë tip Range Rover ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës siç shihet edhe në foton e publikuar nga Ora News,  por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.

Image

Pak më herët një tjetër aksident ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht pa viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco