Goditet mjeku, arrestohet në flagrancë një shtetas, EMRI

Goditet mjeku, arrestohet në flagrancë një shtetas, EMRI

11:45, 13/04/2019
A+ Aa A-

Një shtetas me inicialet P.P është arrestuar nga policia.

Ai ka goditur një mjek të urgjencës në spitalin e Lezhës dhe është kapur në kushtet e flagrancës.

65 vjecari akuzohet për goditje “për shkak të detyrës”.

Dhunimi i mjekëve në detyrë është kthyer në fenomen në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti janë raportuar disa raste.  

Njoftimi i policisë

Godet mjekun për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë nga policia.

Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.

Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco