Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Goditje e fortë kundër drogës, sekuestrohet një ... biçikletë

Goditje e fortë kundër drogës, sekuestrohet një ... biçikletë

11:02, 13/04/2019
A+ Aa A-

Policia ka kryer një operacion antidrogë në fund të të cilit ka sekuestruar një… bicikletë.
Njoftohet së një 35 vjecar është arrestuar.
Më poshtë keni njoftimin e Policisë për “superaksionin”.  
 
Tiranë - Operacion policor i koduar “Fundjava”.
 
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
 
Në pranga 35-vjeçari që shpërndate lëndën narkotike
 
Sekuestrohen 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.
 
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundjava”, arrestoi në flagrancë shtetasin:
 
M. H., 35 vjeç, banues në Tiranë , me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
 
Shtetasi i mësipërm ishte në vëshgim nga shërbimet e policisë, pasi për të disponohej informacion se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”.
 
Ky shtetas është konstatuar duke qarkulluar me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë.
 
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
 
Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
 
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.
 
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”, parashikuar nga neni 283 i kodit penal.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco