Plagosi Kryeplakun, policia shpall në kërkim autorin, EMRI

Plagosi Kryeplakun, policia shpall në kërkim autorin, EMRI

09:45, 13/04/2019
A+ Aa A-

Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në mesnatë në fshatin Gribë të Gramshit, ku mbeti i plagosur kryeplaku i fshatit, Tajar Veliu, i cili u plagos me armë zjarri në këmbë.

Sipas Policisë autori i plagosjes është shtetasi S. V, dhe është shpallur në kërkim.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Si rezultat i  veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit  ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë  e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V, ku vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh ,  për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri  shtetasin T.V., 54 vjeç dhe  është larguar,  ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij  si  dhe për gjetjen e sekuestrimin  e armës së zjarrit.

 

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale " Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe Mbajtja pa leje  dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit".”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco