E vrau Policia apo e eleminuan shokët e tij? Çfarë ndodhi me Admir Murataj

E vrau Policia apo e eleminuan shokët e tij? Çfarë ndodhi me Admir Murataj

09:15, 13/04/2019
A+ Aa A-

Ka ende shumë paqartësi lidhur mbi vrasjen e Admir Murataj, i cilësuar si koka e organizimit të grabitjes së Rinasit të ndodhur më 10 prill.

Ndërsa ka vetëm një njoftim të shkurtër të Policisë që thotë se u vra në një shkëmbim zjarri, nuk dihet ende nëse Murataj u vra nga Policia apo shokët e tij

“Pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas, dyshohet se disa persona, ende të paidentifikuar, me maska dhe armë, pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar. Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH-së dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes”, thuhej në njoftimi paraprak të Policisë më 9 prill.

Që nga ajo ditë Policia nuk ka dalë më një komunikatë të dy, madje nuk e ka përmendur kurrë emrin e Admir Murataj si person të ekzekutuar, por ia ka lënë atë përfoljes së medias dhe familjes.

Ndërkohë që ish-drejtues të Policisë hedhin dyshimin se Admir Murataj nuk është vrarë nga Policia por nga bashkëpunëtorët e tij.

Ky dyshim përforcohet edhe më shumë nga vëllai i tij i cili në të vetmin komunikim me mediat, dha një përgjigje evazive për vrasjen e vëllait, ku përmendi edhe shokët e tij.

“Nuk kemi asgjë të saktë deri tani. Dimë që thonë se e kanë hedhur shokët e vetë aty dhe kaq”, tha Can Murataj për mediat.

Tani i mbetet ekspertizës të vërtetojë se nga cila armës është qëlluar Admir Murataj, nga ajo e policisë apo është eleminuar nga shokët e tij të grupit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco