Tronditëse/ Shqiptari gjendet i mbytur në liqen, EMRI

Tronditëse/ Shqiptari gjendet i mbytur në liqen, EMRI

08:53, 13/04/2019
A+ Aa A-

Tragjedi në Meina të Italisë.

Një shqiptar 38-vjeç, i cili jetonte në Arona, humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore.

Festim Brankollari u nxorr disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë u gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen anijet.

Zhytësit erdhën nga Milano rreth orës 18.30, ndonëse kolegët e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u dha njoftimi.

Alarmi u lëshua në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.

Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte spostuar nga era në mes të liqenit, raporton t.ch..

Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ai humbi jetën në vendin e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco