Arrestohet miku i Shullazit dhe 4 të tjerë/ Shpërndanin kokainë në Tiranë

Arrestohet miku i Shullazit dhe 4 të tjerë/ Shpërndanin kokainë në Tiranë

17:46, 12/04/2019
A+ Aa A-

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndanin kokainë në kryeqytet.

Mësohet se është arrestuar Klajdi Gjeci, që njihet si kreu i grupit të kokainës dhe si miku i Emiljano Shullazit.

Së bashku me Gjeçin, në pranga ka rënë edhe një djalë tjetër si edhe tre vajza të cilët shpërndanin kokainë në zonën e Tiranës së Re, Stadiumi Dinamo dhe ish-Bllok.

Mësohet se të arrestuarit në Tiranë bashkëpunonin me grupin prej 10 personash të arrestuar po gjatë ditës së sotme në një aksion paralel nga policia në Elbasan.

Klajdi Gjeci njihet si nje person me precedentë penale nga policia. Ai figuron i pranishëm ne disa ngjarje kriminale në kryeqytet. 

https://www.syri.net/kronike/245018/operacion-ne-elbasan-goditet-grupi-kriminal-emrat-e-te-arrestuarve/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco