Krimet e Rënda nisin hetimet ndaj zyrtarëve të Aeroportit, ja për çfarë dyshohen

Krimet e Rënda nisin hetimet ndaj zyrtarëve të Aeroportit, ja për çfarë dyshohen

17:15, 12/04/2019
A+ Aa A-

Zyrtarë të Aerportit të Rinasit. do të merren në hetim lidhur mbi grabitjen e ndodhur në Rinas, tri ditë më parë.

Konfirmimi vjen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,  e cila informon se tre prokurorë janë ngarkuar për zbardhjen e ngjarjes së bashku me oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët janë rikthyer sërish në Rinas me qëllim për të riparë vendin ku ndodhi grabitja.

Një tjetër qëllim do të jetë edhe njëherë vlerësimi i çdo dokumenti të mundshëm që do të ndihmojë sadopak zbardhjen e ngjarjes.

Lidhur mbi zyrtarët në Rinas ata do të hetohen për shpërdorim detyre.

Deri më tani janë sekuestruar raportet e zyrave operative me qëllim për të parë se kur ICTS ka bërë njoftimin e policisë.

Të angazhuar në hetimin e ngjarjes do të jenë tre prokuroët Arens Çela, Klodian Braho dhe Besnik Muçi.

Ndërkohë që në hetim janë edhe tre bankat e grabitura për të parë nëse ka rrjedhje të informacionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera12/04/2019 20:49

!.vetem aty ku vidhen leke ,nuk mund t,ja vejsh emnin shperdorim detyre 2.ah ,po, sa pa marre prova ne dore, duhet te merren, me shkarkimin, e te gjitheve, te pranishmeve, ne detyre, dhe jo vetem.

Shto koment

Denonco