FOTO/ Policia e ka marrë 'seriozisht' grabitjen e Rinasit! Shkon pas 3 ditësh të mbledhë provën e fortë

FOTO/ Policia e ka marrë 'seriozisht' grabitjen e Rinasit! Shkon pas 3 ditësh të mbledhë provën e fortë

15:55, 12/04/2019
A+ Aa A-

Kanë kaluar 3 ditë nga grabitja spektakolare në Rinas dhe Policia e Shtetit duket se e ka marrë me shumë qetësi.

Kjo dorashkë që shikoni në foto, ka tre ditë që qarkullon në rrjet. Por pavarësisht raportimit të dorashkës që u gjet në afërsi të tunelit në Dritas, aty ku autorët i vunë flakën një prej mjeteve dhe u larguan, askush nuk kishte shkuar nga grupi i hetimit për të bërë sekuestrimin e provës.

Vetëm sot, ata kanë mbërritur në fshatin Dritas dhe kanë sekuestruar dorashkën e zezë e cila është prekur më parë nga shumë gazetarë të kronikës, ndoshta edhe nga kalimtarë të rastit.

“Policia pas tre ditësh mbërrin sërish në Dritas dhe sekuestron dorashkën e zezë. Në të do gjeni gjurmë daktikolospike te Dorjana Bezat dhe Jul Kasapi pasi vendodhja e saj ndryshoi në dy ditë”, shkruan gazetari Kasapi.

Dy ditë më parë gazetari Dritan Laci, në një postim të tijin në rrjetet sociale, ku paraqiste edhe "provën e fortë", do të shkruante: "Aq seriozisht e ka grupi hetimor zbardhjen e grabitjes së Rinasit sa nuk e ka parë fare të arsyeshme ta marrë këtë dorashkë të përdorur nga grabitësit si provë për ta analizuar...Ndoshta po presin të hapet moti që te thahen provat...”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco