‘Ishte endacak’/ Policia e Vlorës jep detaje për trupin e pajetë

‘Ishte endacak’/ Policia e Vlorës jep detaje për trupin e pajetë

15:23, 12/04/2019
A+ Aa A-

Në mesditën e kësaj të premteje është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Vlorës.

Dallgët e detit kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë në Zvërnec.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimin

Njoftimi paraprak i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I. I., 56 vjeç

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se shtetasi I. I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco