Pronat prej miliona euro që do t'i sekuestrohen Admir Muratajt, gruas dhe vëllezërve të tij Familja e Admir Murataj, gruaja dhe vëllezërit duke pritur identifikimin e trupit në morg

Pronat prej miliona euro që do t'i sekuestrohen Admir Muratajt, gruas dhe vëllezërve të tij

10:28, 12/04/2019

Prokurorët e Krimeve të Rënda Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive të konsiderueshme të grabitësit të vrarë në Rinas, Admir Murataj dhe familjarëve të tij: bashkëshortes së mbetur të ve dhe vëllezërve të tij. Këto pasuri vlerësohen me miliona euro dhe dyshohet se janë përfituar nga burime kriminale.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se "gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre. Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale. Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

Image

SHKRESA E PROKURORISE SE KRIMEVE TE RENDA

Njoftimi:

“Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017.

Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka dërguar për gjykim, procedimin penal kundër të pandehurve:

Image

Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë. I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, (dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal... 

Image

Aleksandër Murataj lindur në Çerem Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg. Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe me viktimë subjektet: Uniqa Group Austria, Banka Kombëtare Tregtare sh.a, Banka Credins sh.a dhe Banka Union sh.a. 

Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre. Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj , Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Fouristradë Mercedes Benz;
Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;
DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Volkswagen Tiguan;
Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;
Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Fuoristradë Mercedes Benz;
Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Volkswagen Tiguan;
Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Ndaj pasuritë e identifikuara të shtetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti12/04/2019 11:23

shikoni mire personi trete qeka lidhje mevjedhje aeroporti qe eshte personi kyc kryesor eshte tek tregu dinamoskurse tjetri eshte brenda ne treg jane dy vllese nga dibra aika lidhje meadrian baku

Shto koment

Denonco