‘Nuk kam bukë të ha’, 63-vjeçari i vë flakën vetes në Berat

‘Nuk kam bukë të ha’, 63-vjeçari i vë flakën vetes në Berat

14:49, 06/04/2019
A+ Aa A-

Një 63-vjeçar nga lagjja “Çelepias” në qytetin e Beratit, ka tentuar t’i japë fund jetës duke i vënë flakën vetes pasi është lyer me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në lulishten e lagjes ku ai banonte dhe kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar patrullën më të afërt të policisë që e kanë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Pasi ka marrë mjekimin në Kirurgjinë e Beratit, 63-vjeçari ndodhet aktualisht i shtruar këtë spital. Mjekët kirurgë deklarojnë se i moshuari ka djegie të shkallës së dytë në të gjithë pjesën e poshtme të trupit.

Bashkëshortët Xhevair dhe Zhaneta Gjozi tregojnë se shkak për këtë ngjarje janë kushtet e vështira ekonomike në të cilat ata jetojnë. Xhevair Gjozi shprehet se nuk e do më jetën për shkak se nuk kanë bukë të hanë, megjithatë dyshohet se ai ka edhe probleme të tjera.

Ai pohon se kjo gjendje e rënduar vazhdon prej shumë vitesh dhe ai është i sëmurë e nuk merr as pension e as kemp. Bashkëshortja e tij Zhaneta Gjoni shprehet se Xhevairi është i sëmurë dhe nuk merr asnjë kemp nga shteti.

Ajo tregon se prej shumë vitesh kujdeset për të e vetme dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë nga shteti për ta shtruar në qendra të specializuar për kujdesin e tij. Ajo i bën apel shtetit që t’i lidhi një pension ose kemp pasi të dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike për të jetuar. Në këto kushte Zhaneta, për të siguaruar pak të ardhura për t’u ushqyer, largohet natën nga banesa për tu kujdesur disa herë në javë për një plak të sëmurë, edhe pse detyrohet ta lërë bashkëshortin e sëmurë vetëm gjithë natën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz06/04/2019 15:17

    Po Ridhjerja si forc e majte qe eshte, i di keto probleme jetike qe kane njerzit? Si ky i ngrati ka me mijra ne Shqiperi, çfar po ben Ridhjerja per kete shtrese dhe a ja thote dikush edver skenderbuçit keto? Buxhetin e shtetit, pra taksat tona edver qenefi ja jep Zamir Manes, Ulajt e Salillarit, keta qe marrin gjith keto tendera, a kan hapur ndonje mence per keta te vobekte qe te ushqehen falas siç ndodh rendom ne vendet e tjera? Me çduken bathet, pa u qeruar kjo qeveri qelbesirash, ky vend keshtu do shkoje, keq e per dreq.

    Shto koment

    Denonco