Arrestohet bosi shqiptar i shitjes së kokainës pas një vëzhgimi të gjatë policor, EMRI

Arrestohet bosi shqiptar i shitjes së kokainës pas një vëzhgimi të gjatë policor, EMRI

21:35, 05/04/2019
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar dhe një italian përfunduan në prangat e policisë nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni i arrestimit të tyre erdhi pas ditë të terash vëzhgime dhe hetime nga policia në Leçe, duke zbuluar një ndërtesë që shërbente si bazë për shitjen e drogës.

Në pranga përfundoi Liridon Bosi, i lindur 25 vite më parë në Shqipëri dhe italiani, Stefano Castrignanò, 32 vjeç, lindur në Leçe.

Pas një aktiviteti të gjatë të vëzhgimit dhe hetimi, policia ndërhyri dje në mesditë në një ndërtesë në rrugën “Leuca”, ku kishin vënë re ardhjen e njerëzve të shumtë. Policia ndaloi fillimisht një nga dy të arrestuarit, me çelësa të shumtë me vete.

Më pas, u ushtrua kontroll i imtësishëm në banesë ku brenda saj ishte Bosi.

Atje u gjetën 1 kg kokainë dhe të gjitha materialet e nevojshme për paketimin e dozave  përfshirë edhe një peshore elektronike si dhe ngjitës.

Të dy u arrestuan dhe pas përfundimit të formaliteteve, përfunduan në burgun “Borgo San Nicola” në Leçe.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco